AKTUALITET, 12 Gusht 2020, 21:10

EMRAT + FOTO/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik te "Rruga e Kombit"

Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik te "Rruga e Kombit".

Manaj është personi i parë, që humbi jetën nga ky aksident i tmerrshëm dhe trupi i tij ‘fluturoi’ jashtë makinës.

Ndërsa, Klisman Uka, pavarësisht se u dërgua me helicopter drejt Tiranës, nuk arriti që të mbijetonte. I treti që ndodhej brenda automjetit të llojit “Golf”, që doli nga rruga është Samet Elezi. Ky i fundi ishte personi që po drejtonte makinën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mjeti i llojit “Golf”, doli nga rruga në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e "Rrugës së Kombit", në vendin e quajtur “Shkodra Beton” dhe u përbmys.

 

[caption id="attachment_440294" align="alignnone" width="640"] Klisman Uka[/caption]

[caption id="attachment_440295" align="alignnone" width="640"] Shpëtim Manaj[/caption]