AKTUALITET, 8 Janar 2021, 20:53

Mrekulli/ U infektua kur ishte 9-ditëshe, foshnja fiton betejën me koronavirusin pas 70 ditësh në kujdes intensiv

Mrekulli/ U infektua kur ishte 9-ditëshe, foshnja fiton betejën me

Një foshnjë tre muajsh, në Spanjë, mundi koronavirusin dhe ka dalë njësia e kujdesit intensiv, pasi qëndroi aty për 70 ditë.

Foshnja lindi në tetor dhe u infektua në shtëpi nga vëllai i tij i madh, i cili ishte me koronavirus, por nuk kishte shfaqur simptoma (asimptomatik). Ai ishte vetëm 9 ditë kur u shtrua në spital për mjekim. Që në momentin e parë ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe kishte vështirësi në të ushqyer. Për këtë ai u transferua menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik.

Në 70 ditët që ai u shtrua në spital, prindërit e tij mund ta shihnin atë vetëm përmes një tablete, derisa testi për koronavirusin e ri më në fund doli negativ.

Në një video të marrë nga stafi i spitalit, foshnja i quajtur Petrou kthehet në shtëpi me prindërit e tij, ndërsa stafi e duartroket.

Simptoma serioze të Covid-19 ndodhin kryesisht tek të moshuarit. Në Spanjë, 66% e njerëzve që vdiqën nga koronavirusi i ri nga maji deri në janar ishin të paktën 80 vjeç, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik Carlos DG.

Vetëm dymbëdhjetë fëmijë nën moshën dy vjeç kanë ndërruar jetë, nga 21,382 në këtë grupmoshë të infektuar me Covid-19 në të njëjtën periudhë.