AKTUALITET, 15 Gusht 2020, 10:15

Mjeku i njohur fiton betejën me koronavirusin

Mjeku i njohur fiton betejën me koronavirusin


Mjeku anestezit-reanimator në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi, ka fituar betejën me COVID-19.

Ka qenë shefja e Reanimacionit në këtë spital, Alma Cani, e cila ka ndarë lajmin e mirë për mjekun.

Në një postim në rrjetet sociale, Cani shkruan se Hatibi e ka fituar betejën me virusin vdekjeprurës, por bën apel për ruajtjen e masave.

“Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!”, shkruan mjekja.

POSTIMI:

Kenaqesi per mua tju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19!

Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast!

Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!

Faleminderit te gjitheve per mesazhet pafund qe te gjithe ju miq, kolege, familjare, dashamires, pacient, te njohur e te panjohur qe nuk reshten gjate gjithe ketyre diteve si suport moral per te gjithe ne!

Kenaqesise tone i shtohet dhe fakti qe kthimi i Dr Albanit në kete arene lufte te pergjakshme qe ne po perjetojme, na jep force, besim e shprese qe ne sebashku do ja dalim! Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet te kuptojme e te jemi realist! Respektoni rregullat!

Mbroni jeten tuaj dhe te te tjereve! Rrespektimi i rregullave nga ju eshte ndihme per jeten tuaj e forca jone!

Mjeku Alban Hatibi u infektua me COVID pak javë më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Ai prej ditësh ndodhej i shtruar në spital në terapi intensive, por më në fund ka arritur të fitojë kundër virusit.