LIFESTYLE, 5 Nëntor 2018, 11:09

FOTO/ Zbulohet edhe prezantuesja tjetër e Këngës Magjike

Nga studio e “E diela shqiptare”, Arditi dhe Bora zbuluan se, për netët finale, kanë edhe një prezantuese tjetër: “Ajo nuk jeton në Shqipëri, por është një dashuri shqiptare…” – tha Arditi dhe pas pak në linjë direkte me Skype u shfaq Klaudia Pepa.

Balerina e njohur, e cila vijon me projektet e saj në Itali, tha se në Shqipëri, për Këngën Magjike, do të vijë me një ushtri të tërë. Me plot 12 balerinë profesionistë nga “Mediaset”, që do të vijnë enkas për Këngën Magjike.

Kështu, në tri netët finale, 5, 6 dhe 8 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, bashkë meArditin dhe Borën, do të vijë ekskluzivisht për Këngën Magjike edhe Klaudia Pepa.