BALLKAN, 13 Dhjetor 2017, 13:09

Milo Gjukanoviç provokon serbët për identitetin e tyre

Milo Gjukanoviç provokon serbët për identitetin e tyre

Një deklaratë e ish kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanovic, se serbët në këtë shtet janë produkt i proceseve politike të viteve 90’të, ka nxitur reagime të ashpra në mediat serbe, transmeton GazetaMetro.net.

“Serbët në Mal të Zi nuk mund të trajtohen si diasporë, jo pse shumica e tyre u bënë serbë në proceset politike të viteve 90’të, por para së gjithash sepse ata dhe të gjithë paraardhësit e tyre janë lindur në Mal të Zi”, ka thënë Gjukanovic në një intervistë për gazetën Pobjeda.

Në reagimet e ashpra të mediave serbe, Djukanovic paraqitet si një ndër njerëzit që SHBA’të e kishin angazhuar për të shkatërruar Jugosllavinë.

Sipas të dhënave zyrtare, 44,6 përqind e popullsisë në Mal të Zi e konsiderojnë veten malazezë, 28,7 përqind serbë, 8,6 përqind boshnjakë dhe 4,9 përqind shqiptarë, përgatiti Express