TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krimet e luftës ka thënë se ai është larguar nga detyra, pa u caktuar ende një pasardhës, kryesisht për shkak të neglizhencës së treguar nga Departamentit Amerikan të Shtetit.
Pikërisht kështu shkruan përditshmja “The Guardian” në artikullin e publikuar ditën e sotme, duke deklaruar se David Schwendiman kishte kërkuar nga departamenti i shtetit për më shumë se një vit të merrte një vendim për të ardhmen e pozitës së tij në gjykatën e Hagës.
Por, vetëm dy javë më parë ai dëgjoi se duhej të largohej nga prilli, duke mos lënë fare kohë për të gjetur një zëvendësues.
David Schwendiman tha se nuk kishte asnjë ide nëse kishte nisur kërkimi për pasardhës.
“Nuk më është dhënë asnjë siguri. Që prej dy javësh ka vetëm heshtje lidhur me këtë çështje”, tha ai për “ The Guardian” në një intervistë telefonike nga Haga.
Schwendiman megjithatë është i bindur se largimi i tij në fund të muajit mars, nuk do ta pengojë punën e gjykatës.
“Njerëzit në rajon, ata të cilët duhet të brengosen se do të mbahen përgjegjës, nuk kanë pse të gëzohen. Vlerësimi im i sinqertë është se ky vendim nuk do të na ngadalësojë. Kur të vijë koha, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”, citohet të ketë thënë Scheendiman për “The Guardian”.
Pas largimit të Scheendiman, Kwai Hong Ip, zëvendësi i tij, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi në punën e filluar.
Gjykata u krijua sipas ligjit kosovar, por u bazua në kryeqytetin holandez për ta mbrojtur atë nga presioni politik dhe kërcënimet.
Përvoja e Schwendiman i bën jehonë raporteve të shpeshta të pavendosmërisë dhe paralizës në një departament shtetëror që përballet me shkurtime të thella buxhetore dhe të mbushur me vende të lira në radhët e tij.
Dyzet vende për ambasadori mbeten të lira, pa një të emëruar dhe shtatë nga nëntë punët e larta në zyrat qendrore.
Njëra pas tjetrës, ish-diplomatët kanë paralajmëruar se SHBA-të rrjedhimisht kanë ndikim dhe influencë në mbarë botën.
Vakumi i afërt në krye të gjykatës së Kosovës gjithashtu vjen në një kohë të pasigurt në rajon.
Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, e ardhmja e vendit nuk është zgjidhur. Beogradi, Moska dhe aleatët e tyre refuzojnë të njohin pavarësinë e saj dhe enklavat serbe etnike në territorin e Kosovës mbeten pika potenciale.