TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mikail Akal është vetëm shtatë vjeç, por pikturat e tij kanë bërë për vete të pasionuarit e artit.
Ai jeton në Këln të Gjermanisë dhe stili i tij është krahasuar nga shtypi gjerman dhe ndërkombëtar si ai i Pikasos apo Pollock.
Mikail ka mbi supe shtatë ekspozita, 90 vepra të shitura dhe mijëra euro të fituara, pjesa më e madhe e tyre e destinuar për bamirësi. Një talent i zbuluar shumë shpejt, që në moshën 4-vjeçare, njësoj siç ka ndodhur me të tjerë artistë të mëdhenj botëror, si për shembull bashkëmoshatari i tij australian Cassie Swirls dhe ish baby-piktorët Kieron Williamson dhe Aelita Andre.
Kieron, që sot është gjashtëmbëdhjetë vjeç, në moshën 10 vjeçare kishte fituar dy milionë stërlina falë pikturave të tij.
Ndërsa 12-vjeçarja Aelita, e cilësuar si ‘Pollock e mileniumit të tretë’ ka filluar të ekspozojë pikturat e saj nëpër botë që ku ishte dy vjeç.
Ajo është bërë e njohur në 2013 për performancën e saj live në filmin ‘Bukuria e madhe’ e Paolo Sorrentinos.