TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta kërkon mbështetje me trajtim financiar për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës në spitalet COVID.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Meta shkruan se shtimi i rasteve të humbjeve të jetëve nga radhët e bluzave të bardha e bën këtë masë të domosdoshme. “Koha nuk pret më”, shkruan Meta.
“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më”, përmbyllet statusi i kreut të shtetit.