AKTUALITET, 14 Prill 2021, 09:27

Mëngjesi nis me shi, si do të vijojë moti gjatë ditës

Mëngjesi nis me shi, si do të vijojë moti gjatë ditës

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me stuhi afat shkurtra në veriperëndim dhe perëndim në orët e para të mëngjesit, me pas intensiteti i reshjeve ulet. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore verilindje dhe juglindje mbi 1000 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugperëndimit –Veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 18 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/15 Re shi

Kukës 4/11 Re shi/bore

Lezhë 6/16 Re shi

Dibër 3/6 Re shi/bore

Durrës 7/16 Re shi

Tiranë 7/17 Re shi

Elbasan 5/15 Re shi

Berat 4/15 Re shi

Vlorë 7/16 Re shi

Korcë 3/9 Re shi bore

Gjirokastër 4/13 Re shi

Sarandë 5/15 Re shi.