TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
President i Republikës Ilir Meta ka qenë i ashpër nga Vlora duke folur për situatën në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.
“Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Kreu i Shtetit.
Ai theksoi se çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia.