LIFESTYLE, 16 Nëntor 2019, 20:06

Foto/ Po reklamonte produktet dhe panairin, Çuçi bën gafën që nuk falet, ngatërron emrin e Shqipërisë

Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka bërë një gafë në rrjetet sociale.

Teksa në një postim, ftonte të gjithë shqiptarët që të blinin produktet vendase që reklamohen në panairin “Shqipëria punon tokën”, Çuçi ka ngatërruar pikërisht emrin e vendit.

Në vend që të shkruajë "Albania", ministri ka shkruar "Alabnia", duke e transformuar kështu emin e Shqipërisë. Por Çuçi e ka rregulluar këtë gabim në postimin e tij, ndërsa fotoja me tekstin fillestar është publikuar nga Genc Sejko.

“Mirë që e vidhni por të paktën mësojani emrin,”- shkruan Sejko krahas fotos.