AKTUALITET, 7 Gusht 2021, 19:05

Me makinë me targa italiane në Kroaci, aksidentohet dhe plagoset rëndë shqiptari

Me makinë me targa italiane në Kroaci, aksidentohet dhe plagoset

Një shqiptar ka mbetur i plagosu si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Koraci, në zonën e quajtur Soline, rreth orës 10:30 minuta.

Mediat kroate shkruajnë se janë përplasur dy makina, njëra prej të cilave drejtohej nga një shqiptar dhe ishte me targa italiae.

Si pasojë e përplasjes, shqiptari dhe drejtuesi i mjetit tjetër kanë mbetur të plagosur. Të dy janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.