AKTUALITET, 7 Gusht 2021, 17:14

COVID-19 në Greqi, dhjetë viktima dhe 2768 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Greqi, dhjetë viktima dhe 2768 raste të reja

Autoritetet e Shëndetësisë në Greqi, kanë raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 2.768 persona të infektuar.

Ndërsa për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 10 qytetarë, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 13.058 persona.

Sakaq, në njoftim thuhet se numri i personave që janë në intubim është 198, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre, por edhe të të tjerëve.