LIFESTYLE, 23 Gusht 2019, 08:45

Mc Kresha harron dashurinë me Rozana Radin, fejohet me vajzën misterioze

Mc Kresha harron dashurinë me Rozana Radin, fejohet me vajzën



Reperi Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë. Burime për Zëri.info bëjnë me dije se këngëtari është fejuar me një vajzë nga Prishtinë, por që prej vitesh jeton në Kanada.

Këngëtari nuk është parë asnjëherë në publik me këtë vazjë, e cila mbetet misterioze për momentin.

Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha, ka lënë pas përfundimisht hirostinë me Rozana Radin, dashuri e cila zgjati një vit.

Dyshja mbahen mend për faktin që u puthën në publik, por më pas u ndanë.