TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja, Rudina Magjistari është mjaft e dashur për publikun e gjerë.
Ajo ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë sa më të rezervuar dhe publikimet e saj mbi vajzën dhe bashkëshortin janë të rralla.
Mjaft e kujdesshme, Rudina publikon vetëm imazhin e saj, duke na lënë gjithnjë kuriozë për portretin e vajzës.
Megjithatë kësaj fotoje duket se Rudina Magjistari nuk i ka rezistuar dot. Në perëndimin e diellit, Mia në krahët e babait pozon bukur.
Një foto e ëmbël që përcjell dashuri. Duket se moderatorja ka zgjedhur plazhin në Hamallë të Durrësit për të kaluar pushimet verore.
Rudina Magjistari prej kohësh është e martuar me boksierin me origjinë nga Kosova, Xhavit Bajrami, dhe bashkë kanë frytin e tyre të dashurisë, Mian, që për pak mbush katër vjeçe.
Ata bëjnë nëntë vite bashkë dhe duket se dashuria bëhet gjithnjë e më e fortë.