AKTUALITET, 11 Dhjetor 2019, 11:20

Mbikëqyrej me byzylyk elektronik, shqiptari ua ‘dredh’ autoriteteve greke dhe niset drejt Shqipërisë

Mbikëqyrej me byzylyk elektronik, shqiptari ua ‘dredh’


Greqia ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar shqiptar, i cili ishte lënë i lirë me një byzylyk elektronik sinjalizimi. Shqiptari ishte dënuar si i përfshirë në çështje vrasjeje, droge dhe vjedhje.

Ai e ka prerë sistemin elektronik të mbikëqyrjes, një 'orë dore" tek stacioni i autobusëve në Kiffisos në orën 19:00 të së martës dhe menjëherë pas kësaj i humbi gjurmët.

Mediat greke e kanë pasqyruar sot këtë lajm dhe sipas tyre, shqiptari pasi hoqi byzylykun, mori autobusin dhe u nis për në Shqipëria.

Policia greke i ka tingëlluar alarmi se ai kishte ndërprerë sistemin e mbikëqyrjes, më pas ka paralajmëruar sektorët e saj dhe stacionet kufitare për ta bllokuar atë përpara se të mbërrinte dhe të zhdukej në Shqipëri.