TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një marshim është mbajtur pasditen e sotme, pas vrasjes së 23 vjeçares, Sabrina Bengaj, nga is bashkëshorti “monstër”, Elton Metaj, tashmë i arrestuar.
Metaj e ekzekutoi ish bashkëshorten me kallashnikov, në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit.
Protestuesit bënë thirrje për drejtësi për Sabrinën dhe gratë e vrara.
Vrasja e 23 vjeçares, është e fundit, pas një morie ekzekutimesh të vajzave dhe grave në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Me pankarta në duar, protestuesit i'u drejtuan Ministrisë së Brendshme dhe më pas asaj të Drejtësisë.
Për mediat ka folur edhe vëllai i 23 vjeçares, që bëri fajtor për ngjarjen edhe personat që e liruan nga burgu vrasësin.
‘’Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur. Na i punoi mbrapa krahëve. ‘’- tha Armando Bengaj.
[gallery ids="567799,567795,567796,567794,567798,567797,567800,567801,567802"]