TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, në lagjen numër 3 të qytetit.
Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë një motor dhe një makinë, ku të plagosur mbetën dy drejtuesit e mjeteve.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.