TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stresi është një prej këngëtarëve më të njohur të showbizzit shqiptar, dhe sëfundmi ai është përfolur shumë në mediat rozë për shkak të ndarjes së tij nga Kejsi.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone” të Ester Bylykut në RTV Ora, Stresi tregoi edhe për 8 muajt që kaloi në burg, pas hekurave dhe me rregulla të forta.
Ndërsa ka zbuluar se tashmë po punon edhe për albumin e tij, dhe këngën më të “U bë kohë që sjemi parë”, që lë të kuptohet se është një dedikim për ish-partneren e tij, Kejsi.
Glamour Zone: Kur dole nga burgu ke publikuar gjysmë albumi.. kur të doli koha?
Stresi: Nga burgu dola më 15 qershor. Më 19 jam aktivizuar direkt. Disa këngë i kam menduar atje. Isha i etur shumë të hyja në studio dhe të realizoja ato që kisha në mend. Në total janë 11 këngë.
Glamour Zone: Ke kaluar dhe periudhën e vështirë…
Stresi: Nuk ishte periudhë e vështirë ishte eksperiencë tjetër. Ishte hera e parë që bija në burg në Shqipëri dhe rri kaq gjatë në burg, 8 muaj.
Glamour Zone: Çfarë eksperience?
Stresi: Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë.
Glamour Zone: Si ia kalove se e merr me kaq sportivitet?
Stresi: Shumë mirë. Kishim aktivitetet në dhomat tona .. u bëmë bashkë me bashkëvuajësit. Kisha dhe njerëz të njohur, sepse kështu funksionojnë burgjet në Shqipëri, vjen dikush një mik të merr nga jashtë. Shiko ma sistemo se është miku im.
Atje ka një rregull më të fortë se ne jashtë.
Fjala e dhënë është fjalë e dhënë. Pikë zbatohet. Nuk ka shans që të shkelet. Është një botë tjetër atje.
Glamour Zone: Për çfarë e jepni fjalën?
Stresi: E japim fjalën për besnikëri. Gjëja më e rëndësishme në burg është të kalosh mirë me të gjithë e nuk ke problem. Sepse kur vazhdon të kesh probleme nuk është mirë.
Glamour Zone: Bëre miq të vërtetë?
Stresi: Patjetër, nëpër burgje ka djem më të mirë sesa jashtë. Atje janë djem që kanë reflektuar. Dinë gabimet, janë të rrahur me jetën dhe janë të penduar. Unë i përshëndes gjithmonë ata.
Glamour Zone: A dole me mend të tjera?
Stresi: Dola me një mendim që në Shqipëri shteti të manipulon siç do vetë. Sepse unë aty nuk isha për armëmbajtje pa leje por për armëlënie.
Prokuroria më ka akuzuar dhe më ka hequr akuzat dhe 8 muaj burg pa afat, tani mund të dalësh nga burgu. Kjo çështje është zgjidhur një herë e mirë. Mbylla dënimin që më caktoi shteti dhe kaq.