AKTUALITET, 19 Janar 2021, 15:08

Makina përfshihet në ecje nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi në Vorë

Makina përfshihet në ecje nga flakët, shpëton mrekullisht

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje sot në Vorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri në mjetin me drejtues me inicialet K. K., dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.