AKTUALITET, 5 Prill 2021, 15:46

Makina në Kamzë del nga rruga pas aksidentit, tre fëmijë përfundojnë në spital

Makina në Kamzë del nga rruga pas aksidentit, tre fëmijë

Tre të mitur kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në Kamzë rreth orës 14:35.

Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me një automjet që drejtohej nga K. B. Për pasojë, automjeti i këtij të fundit ka dalë nga rruga duke lënduar tre fëmijë.

Të miturit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.