AKTUALITET, 26 Maj 2021, 15:59

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Beratit, kërkon pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS për Qarkun e Beratit.

LSI ankimon vendimin e KAS, për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.