SPORT, 31 Korrik 2019, 21:51

Liga e Kampionëve/ Mësohen të kualifikuarat e tjera, Partizani njeh kundërshtarin

Liga e Kampionëve/ Mësohen të kualifikuarat e tjera, Partizani



Liga e Kampionëve luajti mbrëmë disa nga ndeshjet e kthimit për turin e dytë, ndërkohë që sot u luajtën ndeshjet e mbetura, ku në fushë zbritën disa skuadra. Takimi mes AIK-ut dhe Mariborit, ishte me jo pak interes në Shqipëri, duke qenë se skuadra që do të eliminohet, do të jetë kundërshtari i Partizanit nëse këta të fundit përmbysin Sherif Tiraspolin.

Aiku triumfoi me rezultatin 2-1 në kohën e rregullt por ndeshja shkoi në shtesë pasi po me të njëjtin rezultat kishte triumfuar edhe Maribori në Slloveni. U duk se Aiku preku kualifikimin teksa shënuan golin e tretë, por Maribori nuk u dorëzua dhe shëoi golin e kualifikimit. Aiku do të jetë kështu kundërshtari i Partizanit, nëse të kuqtë ia dalin të kualifikohen ditën e nesërme.

Sakaq, Crvena Zvezda edhe pse u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën finlandeze ndaj HJK-së u kualifikua pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë . Karabaku ,poshti lehtësisht në shtëpi 3-0 iralndezëet e Dundalk, duke marrë kualifikimin për në turin pasardhës.

Rosenborgut i cili është mposhtur në takimin e parë ndaj BATE Borisovit me rezulatin 2-1, ia ka dalë të kualifikohet pas triumfit 2-0 .

 

U luajtën

18:00 HJK-Crvena Zvdezda 2-1

19:00 Karabak-Dundalk 3-0

19:00 Rosenborg-BATE 2-0

19:45 Kopenhagen-TNS 1-0

19:00 AIK-Maribor 3-2