TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fansat e Zendaya-s dhe Tom Holland hodhën dyshimet se ata janë ndarë pasi nuk janë parë bashkë prej kohësh dhe së fundmi Zendaya nuk e ndjek më partnerin e saj. Dy aktorët prej disa vitesh janë në një romancë pas takimit në “Spider-Man”, por veprimet e aktores në Instagram kanë shqetësuar fansat e saj.
Aktorja 27-vjeçare e nisi vitin 2024 duke pastruar rrjetet sociale duke mos i ndjekur të gjithë, përfshirë kolegët e saj, miqtë e saj, madje edhe të dashurin e saj Tom Holland. Mungesa e shpjegimit për këtë vendim ka ndezur një valë thashethemesh.
Së fundmi, aktori britanik foli edhe një herë për romancën me yllin Euphoria, këtë herë në podcastin “Wondery Smartless” të organizuar nga Jason Bateman, ku tha se ndihet me fat që e ka Zendaya-n. Ai u pyet gjithashtu nga TMZ ndërsa ishte duke ecur dhe u përgjigj se thashethemet ishin “Absolutisht të pavërteta”.