LIFESTYLE, 24 Qershor 2022, 17:00

“Ta kisha ruajtur virgjërinë për ty”/ Gazetarja shpërthen pas dedikimit të dashurisë së Fifit: Jam e neveritur...

“Ta kisha ruajtur virgjërinë për ty”/ Gazetarja

Këngëtarja e njohur si Fifi dhe Adis Patushi janë në një lidhje dashurie. Fifi ka bërë së fundmi një dedikim në rrjetet sociale për partnerin e saj, që ka ngjallur polemika të shumta, pasi ajo shpreh keqardhjen që nuk a ka ruajtur virgjërinë për të. 

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të të dedikoj veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”– shkruajti Fifi krahas postimit në Instagramin e saj.

“Ta kisha ruajtur virgjërinë për ty”/ Gazetarja

Mirëpo gazetarja Zhaklin Lekatari, e njohur edhe si aktiviste feministe, ka reaguar duke u shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.

Ajo ç’ka e shqetëson gazetaren ishte fjalia ‘unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ të cilën e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21.

“Ta kisha ruajtur virgjërinë për ty”/ Gazetarja

Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja.

Me anë të disa videomesazhe në InstaStory-n e saj ajo iu drejtua publikisht këngëtares.

“Mirmëngjes Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është  që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles  që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për  një burrë”. – u shpreh Zhaklin.

Zhaklin shtoi më pas se në ditët e sotme po luftohet që dhe po bëhet një punë e jashtëzakonshme për të çliruar gruan dhe kur dëgjon gra të cilat nuk po punojnë pro tyre por kundra duke promovuar skllavërimin dhe burgosjen e tyre, ajo e quajti si diçka "për të vënë duart në kokë".