TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një numër i lartë tifozësh të Fejnordit kanë mbërritur në Tiranë, për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Romës, në finalen e Conference League.
Të shumta kanë qenë rastet kur gazetarët shqiptarë kanë intervistuar tifozët.

Por një surprizë e papritur i ka ndodhur një gazetareje shqiptare, e cila ishte duke raportuar nga Tirana në lidhje me atmosferën e tifozëve të Fejnordit.

Befas njëri prej tyre i është afruar dhe e ka puthur.

Jo vetëm kaq, por tifozi ka bërë edhe shenjën e zemrës me duar bashkë me gazetaren dhe më pas e ka puthur përsëri.
