TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memphis, SHBA. Reperi amerikan Young Dolph është ekzekutuar me armë zjarri. 36-vjeçari i cili ndodhej në një furrë buke u vra nga një person që e qëlloi nga dritarja e një makine.
Ekzekutimi i reperit të famshëm është konfirmuar nga autoritetet. Dhjetëra njerëz u mblodhën në vendin ku u vra reperi dhe shpërthyen në lot.
Young Dolph njihej për disa hite dhe bashkëpunime të suksesshme muzikore në zhanrin Hip Hop/Rap.
Ai kishte publikuar në korrik të këtij viti albumin e tij të ri të titulluar “Paper Route Illuminati”, që në shqip përkthehet “Postieri i Iluminatit”, në bashkëpunim me reperin Paper Route dhe disa reperë të tjerë.