LIFESTYLE, 2 Janar 2024, 20:15

Sëmundja e Celine Dion, e pashërueshme

Sëmundja e Celine Dion, e pashërueshme

Celine Dion e ka të vështirë të rikthejë zërin pasi sëmundja e rrallë e sindromës së personit të ngurtë me sa duket i ka marrë zërin e saj engjëllor. Burimet zbuluan se sëmundja neurologjike e këngëtares me sa duket është e pashërueshme. 

“Mjerisht, nuk duket se është e shërueshme,” tha burimi, “qoftë përmes operacionit apo terapisë.”

Pavarësisht vështirësive, Celine është e dëshpëruar të dalë sërish në skenë, edhe nëse i duhet të performojë në një karrige me rrota. 

“Celine do të ishte e lumtur vetëm të ulej në një karrige dhe të këndonte për të argëtuar audiencën e saj”, tha burimi për RadarOnline.  “Por zëri i saj thjesht nuk po kthehet në atë mënyrë që do ta lejonte të performonte ose të regjistronte përsëri.” 

Në vitin 2022, Celine i dha botës lajmin se u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, e cila e shtyu karrierën e saj në një pushim.