LIFESTYLE, 16 Korrik 2022, 21:58

Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në kritika ndaj modeles së njohur

Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në

Modelja Irina Shayk është vënë nën kritika pasi u akuzua se po mbështet luftën e Vladimir Putin duke përdorur simbolin e tij ‘Z’ në Instagram.

36-vjeçarja publikoi në Instagram një foto të një sallate tradicionale Olivier ku mbi të shkroi "Russianzz të mërkurën", e cila tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ukrainas të cilët e interpretuan si referencë për simbolin e luftës “Z” që shihet në tanket dhe automjetet ushtarake ruse.

Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në

Postimi erdhi vetëm një ditë pasi forcat ruse hodhën një raketë Kalibr në qendrën e qytetit të Vinnytsia, e cila vrau 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë.

Pas reagimeve të shumta Irina e fshiu menjëherë foton. Modelja, e cila dikur ishte e fejuar me aktorin Bradley Cooper, disa kohë me parë ka pozuar me një libër që tregonte imazhin e Putinit.

Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në

“Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia, e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një foto në Instagram me fjalën “Russianzz”,” shkroi gazetarja ukrainase Maria Romanenko .

Ndërsa disa ndjekës të irrituar komentuan: “Unë nuk mund ta imagjinoj! Vdekjet e shkaktuara nga Rusia ju i mbështesni ata dhe shkruani Z…”

“Shpresojmë që një ditë të ndiheni njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre”,- u shpreh dikush tjetër.

Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në