TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori Gent Zenelaj në një intervistë për News24 ka zbuluar detaje nga puna e tij prej vitesh krah Saimir Kodrës. Aktori gjithashtu ka ndarë shqetësimet që shqiptarët drejtohen më shumë në emisionin që dyshja drejton.
“Shqiptarët paskan qenë një popull që fatkeqësisht zoti e paska dënuar me një administratë të tmerrshme, me problematika të tmerrshme. Unë takoj shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk marrin një pronë.
Njerëz që nuk po shijojnë dot pronën jo për fëmijët e tyre por as për nipat. Ka njerëz që sorrollaten për një certifikatë me vite të tëra. Duhet të jemi të parët në botë për durim. Qenkemi një popull shumë i duruar”- u shpreh Gent Zenelaj.