TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partneri i Fifit, Adis Patushi, e surprizoi këngëtaren me dy mesazhe dashurie dhe një tufë me lule në emisionin S’e luan Topi”.
Fifi u emocionua shumë sepse nuk e priste që partneri i saj, i cili është natyrë shumë diskrete, ta bënte diçka të tillë publikisht. Fifi u shpreh e lumtur që do të jetë nuse në Prrell të Burrelit, vendlindjen e Adisit.
“Nuk ka mundësi! Nëse kam pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr në jetë, ka qenë që dikush të më dedikonte diçka, të më dedikonte diçka si kjo… Sapo e mora! Unë jam shumë e lumtur që kam në jetë një njeri si ai, që jam pjesë e familjes Patushi, që një ditë së shpejti do të bëhem nuse Prrelli, Adisi vjen nga Prrella e Burrelit, është prrellali”, tha Fifi e përlotur dhe e emocionuar.
Ajo i ka drejtuar disa fjalë zemre partnerit, duke u shprehur:
“Faleminderit që më bëre nënë! Faleminderit që je njeriu që m’i shkakton krejt llojet e emocioneve që ekzistojnë. Ke dy, tri gjëra që duhet t’i ndryshosh, që ti i di shumë mirë… Krejt jetën time do ta jap vetëm ty!”
Fifi dhe Adisi janë bërë prindër të një djali të quajtur Theo Mal.