LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2023, 19:42

“I nënshtrohem me dëshirën më të madhe”, rrëfimi i Linda Halimit për bashkëshortin: Bota ka qenë kundër meje

“I nënshtrohem me dëshirën më të madhe”,

Këngëtarja Linda Halimi ka zbuluar në Big Brother VIP Kosova disa nga detajet më personale.

Në një bisedë me Shqipen në dhomën e gjumit, Linda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj, Davon Edwards, duke e përshkruar si mbështetjen më të madhe në jetën e saj.

“Është njeriu që më ka mbështetur më së shumti në jetë. Krejt bota ka qenë kundër meje, ai më tha ‘Nuk të lë vetëm kurrë’”, rrëfeu këngëtarja duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në dhomë.

Duke vazhduar rrëfimin e saj, Linda tha: “I nënshtrohem me dëshirën, respektin edhe dashurinë më të madhe”.

Nga martesa e Lindës me Davon, fryt i dashurisë së tyre është vajza, Kaiman, 6 vjeçe.