LIFESTYLE, 7 Mars 2020, 17:24

Me foton më të bukur, Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe zbulon gjininë e bebit


Pak kohë më parë, u mësua se Klea Huta është në pritje të ëmbël. Lajmi u përhap me shpejtësi, por Klea vendosi të mos japë asnjë detaj. Por pak minuta më parë ajo ka konfirmuar lajmin me foton më të bukur. E shtrirë në shtrat dhe e veshur me të bardha fokusin kryesor e ka marrë barku i rrumbullakosur. “Mos u vono të nxitosh o shpirti im” , shkruan moderatorja në përshkrimin e fotos. Më poshtë ajo zbulon edhe gjininë e vogëlushit. Klea ka treguar se po pret një djalë pasi në foto shkruan: “Ne të dy”.
Moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe bebi pritet të vijë në jetë së shpejti.