TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Rudina Dembacaj ka treguar se ka nisur punën që kur ka qenë 17-vjeçe por ka theksuar se deri më tani nuk ka arritur asnjë gjë.
Me ironi ajo është shprehur se ‘ka krijuar’ një parti politike, që të përfitojë pa u lodhur, por që në fakt ka vetëm një anëtar, Rudina Dembacajn.
“Unë kam punuar që 17-vjeçe, deri më tani që jam 32-vjeçe. Kam bërë vetëm një vit pushim, ku linda gocën. Me punë e përpjekje leshtë. Leshtë asgjë nuk ka arritur.
Ore kur ju them leshtë… Mendova që të bëhem e zgjuar. Më mirë vonë se kurrë, kam hapur një parti, që në fund të fundit dhe më në fund edhe unë të jetoj si gjithë dynaja dhe pa u lodhur shumë. Si mendoni ju kam bërë mirë?
Partia ime është një parti shumë interesante sepse ka plot një anëtar, jam vetëm unë. Partia ime është parti shumë e thjeshtë për t’u menaxhuar, ia bëj rup sup vetes, i vetmi rast kur Rudina Dembacajt i mbyllet haleja”, u shpreh ajo ndër të tjera në monologun e saj në emisioni “Mos i Fol Shoferit”.
Rudina Dembacaj është ndarë nga burri i saj Aleksi dhe tashmë është në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frrokun.
Ajo i është futur rrugës së biznesit pasi po drejton një biznes privat, restorant, i cili është në pronësi të ish-deputetit.