LIFESTYLE, 23 Nëntor 2019, 10:18

Po e spiunonte ashiqare! Ermal Hoxha e kap “mat” Rezartën, këngëtarja: Zemër nuk është ashtu siç duket


Këngëtarja Rezarta Shkurta është kapur “mat”. Bashkëshorti i saj Ermal Hoxha ka postuar një foto ku vihet re se Rezarta po i shikonte telefonin gjatë kohës që ishte duke shkruar mesazhe.

Të ulur krah njëri-tjetrit, Ermal Hoxha ishte i fokusuar në telefon duke shkruar diçka, ndërsa sigurisht që e gjithë vëmendja e saj do të ishte e gjitha aty.

“Kur të spiunon gruaja por ia nxjerr të palarat paparazzi,”-shkruan Ermali mbi foto, i cili mesa duket e ka marrë me sportivitet.

Nga ana tjetër, Rezarta e kapur “mat’ nuk ka pasur shumë mundësi se si të shpjegohet por ka zgjedhur shprehej klasike.

“Hahahahah zemër nuk është ashtu siç duket!,”-shkruan Rezarta.