TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bleona Qereti, këngëtarja shqiptare, sa herë që vjen në Shqipëri flet për karrierën e saj jashtë vendit.
E ftuar mbrëmë në show-n “Klanfornia”, këngëtarja ka treguar edhe një mesazh që i ka ardhur nga një personazh VIP i njohur në të gjithë botën, nga Timbaland.
Teksa po fliste për qenin e saj, ajo u bë pjesë e lojës, ku do të tregonte mesazhin e fundit të ardhur nga një i njohur në WhatsApp., Bleona nuk pati aspak problem të tregonte bisedën Timbaland.
“Urime për ‘Paper Empire. Viti 2020 është viti yt”, i shkruante ai, ndërkohë që këngëtarja e falenderonte.
Ajo u shpreh më tej se do të vijojë edhe bashkëpunimin me producentin e njohur.