BALLKAN, 27 Maj 2021, 23:20

Lëkundet Greqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, ekspertët: Zgjati shumë


Një lëkundje sizmike u ndje, rreth orës 21:40, në Patras  dhe zona të tjera të Akaisë dhe Etoloakarnanisë në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti kishte një madhësi 4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 10 km në jugperëndim të Nafpaktos, ndërsa thellësia fokale u përcaktua në 10 km.

Tërmeti  kishte një kohëzgjatje të gjatë, një fakt që e bëri atë shumë të dukshëm dhe të ndjeshëm në disa qytete.