BALLKAN, 13 Maj 2021, 22:34

Greqia: E vetmja rrugë e Ballkanit Perëndimor është BE-ja

Greqia: E vetmja rrugë e Ballkanit Perëndimor është BE-ja


Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias mori pjesë në një telekonferencë të bashkë-organizuar nga Greqia dhe Rumania mbi perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajçak, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm të BE dhe homologëve të tyre të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian si një pjesë integrale e Evropës. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për Ballkanin Perëndimor përveç integrimit evropian” tha Nikos Dendias në një postim në Twitter.

Nikos Dendias dhe Miroslav Lajcak u përqendruan edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe gatishmërinë e Greqisë për të mbështetur përpjekjet në rajon.