LIFESTYLE, 23 Shtator 2020, 09:03

VIDEO/ Po realizonte kamera të fshehtë, përfundon në pranga moderatori shqiptar

VIDEO/ Po realizonte kamera të fshehtë, përfundon në pranga


Moderatori i njohur nga Kosova, Sadri Imeri ka rënë në prangat e policies.

Moderatori i emisionit “Kojshia Show” tentoi t’i bënte një kamera të fshehtë policisë së Kosovës, por planet nuk shkuan siç i kishte menduar.

Mediat kosovare raportojnë se ai u arrestua pas veprimit të tij dhe tentoi t’i rezistonte policisë në momentin që po i vendosnin prangat.

Imeri u tha policëve se ishte një kamera e fshehtë dhe se nuk kishte shkelur ligjin, megjithatë është arrestuar.