AKTUALITET, 6 Janar 2020, 23:08

LDK i përgjigjet ofertës së “Vetëvendosje”: Duhet të reflektoni

LDK i përgjigjet ofertës së “Vetëvendosje”:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është përgjigjur kërkesës së Albin Kurtit, për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, për formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera të Kosovës, pas zgjedhjet të 6 tetorit.

Përmes një njoftimi pas mbledhjes së Kryesisë, LDK njofton se është në interesin e vendit që të implementohet sa më shpejt rezultati i zgjedhjeve, dhe të formohen institucionet. Sipas kësaj partie, Vetëvendosja meqë ka dalë e para në zgjedhje i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

Por përpos gatishmërisë për marrëveshje dhe krijimin sa më shpejt të qeverisë, LDK e Isa Mustafës ka dhe një kusht për bisedimet.

Kushti i LDK mbetet balancimi i pushtetit dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta, të cilat janë sipas tyre jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

Njoftimi i LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.

LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshëm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.