TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi ka arritur të thyejë një tabu që zgjaste që nga viti 1997. Skuadra e Antonio Kontes ka arritur të fitojë më në fund në “San Paolo”. Duke mposhtur skuadrën e Xhenaro Gatuzos me shifrat 3-1.
Skuadra zikaltër duhej të mbante hapin e Juventusit dhe ia ka dalë shumë mirë, duke i rezistuar vrullit vendas në minutat e parë e më pas duke goditur me kundërsulmet vrastare të Lukakut, i cili shënoi në minutën e 13 duke mundur në duel force Hysajn e më pas në të 33-tën falë gafës së portierit Meret të cilit i shpëtoi topi.
Milik rihapi shpresën për napolitanët para fundit të pjesës së parë, por ekipi vendas nuk arriti të kalonte më Handanoviç dhe u godit përsëri nga Lautaro Martinez i cili çoi rezultatin në 3-1. Napoli më pas ishte i pafat kur Insinje nuk mundi të rihapte ndeshjen duke goditur traversën dhe sfida u mbyll me fitoren 3-1 të skuadrës së Kontes që arrin përsëri Juventusin në kreun e Serisë A në të njëjtën kuotë pikësh.
Napoli-Inter 1-3
39′ Milik / 14’, 33′ Lukaku, 62′ L. Martinez