BALLKAN, 24 Shkurt 2018, 13:31

Greqia “detyron” Maqedoninë të ndryshojë emrin e aeroportit, ja si do quhet

Greqia “detyron” Maqedoninë të ndryshojë emrin e

Nga sot e tutje, emri i aeroportit të Shkupit nuk do të jetë më  “Aleksandri i Madh”. Por do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

Kjo për shkak të negociatave për emrin e Maqedonisë që shteti fqinj po bën me Greqinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, ky vendim i ndryshimit të emrit vjen pas takimit të kryeministrit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë.

Ndërkohë, veç aeroportit është ndryshuar edhe emri i autostradës Korridori 10, që tashmë do të quhet “Miqësia”.

Ndryshimi i emrave u konfirmua edhe nga vetë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili shtoi se vendimi konfirmon një hap të madh për ndërtimin e miqësisë dhe mirëbesimit me Greqinë.