TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të mira më fund na vijnë për të prekurit nga tërmeti. Manushaqe Hoda nga Durrësi, nuk e kishte menduar kurrë që djalin do ta lindte në Prizren.
Por ja që ndodhi kështu, pasi pas tërmetit të 26 nëntorit ajo u nis drejt Kosovës, për tu strehuar në Parkun Inovativ.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabël. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren” ka thënë ai për Gazetën Express.
Nga tërmeti që goditi vendin një javë më parë, pati 51 viktima, 913 të lënduar dhe 47 persona u shpëtuan. 22 të tjerë ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës.