AKTUALITET, 22 Janar 2021, 22:35

Kush është Niku i Lali Erit dhe i Antimafias Italiane?!

Kush është Niku i Lali Erit dhe i Antimafias Italiane?!


Ditën e sotme u botuan në media, disa përgjime të Antimafias Italiane, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj. Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se "Niku" është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të "fundit të marrëzisë" 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai... /MCN TV/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/01/22/zbardhen-pergjimet-mafia-italiane-e-ndraghetas-ne-kontakte-me-njerezit-e-veliajt-per-ndertim-kullash-ne-tirane/