AKTUALITET, 22 Janar 2021, 21:33

Të maskuar shkojnë të vjedhin një banesë në Kavajë, dhunojnë me sende të forta pronarin e shtëpisë

Të maskuar shkojnë të vjedhin një banesë në

Në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës, dy persona të maskuar kanë tentuar që të vjedhin me dhunë një banesë.

Autorët kanë dhunuar pronarin e banesës me sende të forta.

Pasi kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, autorët e dyshuar janë larguar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.