LIFESTYLE, 22 Maj 2018, 13:48

Si paska lënë gjë! Valbona Selimllari del me vajzën Vivien në ekran dhe ç’tju themi!

Vajza e Valbona Selimllarit, Vivien, tashmë është rritur dhe mund ta shoqërojë mamin nëpër evente të ndryshme kulturore.

Ndonëse mami Valbona e ka ruajtur me fanatizëm identitetin e fëmijëve, ajo tashmë nuk tregohet më e rezervuar.

Herën e fundit që e pamë me të bijën ishte në koncertin “Divat” të emrave të njohur të muzikës si Rovena, Irma, Besa dhe Eneda.

Në fotot e siguruara nga Gazeta Express, vogëlushja shihej në profil, me flokët me onde dhe në ngjyrë të çelur që e bëjnë të duket shumë lozonjare.

Por Valbona nuk qëndroi në hije gjatë koncertit. Ajo dha një intervistë për “Elite Show”, ku foli edhe për vajzën e vogël.

“Tani ka filluar të rritet dhe mund ta shoqërojë mamin”, u shpreh Valbona teksa vogëlushja pozonte me fytyrën drejt kamerës.

E pyetur nga gazetarja nëse Vivien do të bëhet yll si mami, Valbona u përgjigj:

“Të bëhet e mirë dhe të ketë ca vlera të tjera, pa ato yjet ikin dhe vijnë, nuk janë aq të rëndësishëm”.