TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Shqipërisë.
Sfidat janë ende të hapura, teksa në Elbasan, Kukësi u ndal në barazim pa gola ndaj Teutës.
Tashmë, durrsakët do provojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, gjithashtu kërkojnë edhe një “hakmarrje” për humbjen 3-0 në kampionat ndaj verilindorëve.
Megjithatë, këta të fundit, kanë shansin edhe të kualifikohen në rast se ndeshje mbyllet me barazim me gola.
Ndërkohë, sfida tjetër është ajo mes Tiranës dhe Bylisit, e cila në takimin e parë në Ballsh krijoi shumë zhurmë për mënyrën se si bardheblutë u përmbysën 2-1, në fraksionin e dytë.
Sakaq, ndryshe nga hera e fundit, pritet që kryqytetasit të luajnë sot me formacionin e parë dhe të kërkojnë biletën për në finale, teksa e kanë theksuar se klubi i kërkon të dy trofetë në këtë vit special që përkon me 100-vjetorin.
Ndërkaq, për ballshiotët një kualifikim në finale do të thoshte shumë, ndërsa kërkojnë ta shijojnë për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjet:
17:45 Tirana-Bylis
20:45 Teuta-Kukësi