TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pranuar se marrëdhënia e saj me presidentin amerikan Donald Trump nuk ka shkuar ashtu siç kishte shpresuar, pavarësisht përputhjeve mes tyre në çështje si emigracioni dhe kundërshtimi i kulturës “woke”. Në një intervistë për “The New York Times”, Meloni tha se kishte besuar se bashkëpunimi me Trump do të ishte më i lehtë, por situata ka marrë një tjetër drejtim.
Sipas kryeministres italiane, ajo dhe Trump nuk kanë folur prej disa javësh. E pyetur nëse do të kontaktojnë pas pushimeve verore, Meloni u përgjigj me rezervë: “Epo, do të shohim”. Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhëniet personale nuk përcaktojnë politikën e Italisë.
“Vazhdoj të besoj se uniteti i Perëndimit është shumë i rëndësishëm. Nuk e përcaktoj strategjinë italiane në bazë të marrëdhënieve të mia personale”, tha Meloni.