TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një takimi me disa të rinj në Tiranë kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit.
Rama tha veç të tjerash se do t’i japin rëndësi të veçantë programeve të kodimit që sjell edhe pagesa të larta për të rinjtë. Sipas kryeministrit, pas Korçës, do të synojë të hapin edhe gjahstë qendra të tjera në vend.
“Tu japim mundësi të rinjve që të futen në rrjetin e kodimit. Siç është në Korçë, ne duam që të kemi në qendrat urbane duke filluar në gjashtë qendra dhe me pas të shtrihemi hap pas hapi. Duke i dhënë mundësi të reja financiare start up-eve që të sigurohet një kapacitet financues i çdo hapi të ri.
Ne kemi sot nevojë të hymë shumë seriozisht në konsolidimin e një fashë të ndërmjetme midis arsimit profesional dhe studimeve të larta, duke i dhënë mundësi të rinjve që mbarojnë gjimnazin që të specializohen në këto kolegje. Janë marrja e një dije specifike për të hyrë në një rrugë specifike.
Të mos u japim të rinjve vetëm një mundësi. Është një fashë e paplotë edhe për tregun e punës. Nuk duhet thjeshtë një elektricist,por një specialist i lartë. Këtu është sfida,” tha kryemimistri.
Mendoj se ne kemi shansin dhe na takon ne ta realizojmë që brenda kësaj dekade ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, agro turizëm, IT, eksporte bujqësore dhe në energji padiskutim,” deklaroi Rama.