AKTUALITET, 4 Korrik 2020, 18:22

Koronavirusi/ Rriten lehtë fatalitetet dhe infeksionet në Itali

Rriten lehtë fatalitetet dhe infeksionet në Itali. 21 vìktima janë shënuar në 24 orët e fundit, duke çuar numrin në total në 34.854 persona.

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 241.419 njerëz kanë kontraktuar Covid-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 235 raste të reja.

Deri tani janë 940 pacientë të shtruar në spital me simptoma prej të cilëve 71 në kujdesin intensiv.